Aktualitet

EMRAT/Laborator për falsifikim dokumentesh, jepet masa e sigurisë për 4 të ndaluarit

15 Janar 2022, 13:54 Nga DOSJA
EMRAT/Laborator për falsifikim dokumentesh, jepet masa e sigurisë

LEZHË – Gjykata ka lënë në burg, Pertef Musabelli, njërin prej të arrestuarve, të cilët u arrestuan dy ditë më parë pasi ngritën një laborator për të falsifikuar dokumentet, ndërsa ka lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ për tre të ndaluarit e tjerë, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga

Katër personat u arrestuan dy ditë më parë nga Policia e Lezhës, e cila finalizoi pas një hetimi 3-mujor, operacionin e koduar “Identiteti’, ku janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, Artur Terziu dhe Ilir Mata. Gjatë aksionit, policia ka zbuluar një laborator të dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan refugjati arrest per falsifikim dokumentash erigesji moriga henri haxhiraj pertef musabelli arjan refugjati arrest per falsifikim dokumentash erigesji moriga henri haxhiraj pertef musabelli

Sondazh

Poll