Aktualitet

VIDEO/ 31-vjetori i PD Lezhë, Berisha: Protestat si ajo e 8 janarit do të vijojnë

15 Janar 2022, 09:44 Nga DOSJA
VIDEO/ 31-vjetori i PD Lezhë, Berisha: Protestat si ajo e 8 janarit do

LeZHe – Ish-Kryeministri i Shqiperisë, Sali Berisha ka uruar ditën e sotme 31-vjetorin e PD-së në Lezhë. Gjatë vizitës, që Berisha bëri në Lezhë, është pritur me ovacione nga demokratët. Në fjalën e tij përshendetëse, Berisha uroi demokratët për këtë ditë, duke shtuar se ata do të luftojnë për të marrë shtëpinë e tyre.

Ish-kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj kryedemokatit Lulzim Basha, për të cilin tha se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe se të njëjtën gjë po bën dhe me selinë e PD-së. Berisha tha se në 8 janar, Rama vërtetoi që ai është autori i pengmarrjes së shtëpisë së demokratëve, duke shtuar se protestat do të vijojnë më të mëdha se, ajo që kaloi.

Berisha gjithashtu ka folur edhe për nismën Ballkani i Hapur, të cilin e ka quajtur si një projekt anti-shqiptar. Ai tha se me anë të këtij projekti, Beogradi po kerkon të pushtojë shqiptarët, pasi ky është një angazhim totalisht kundër Shqipërisë. Berisha gjithashtu hodhi një akuzë tjetër ndaj Bashës, duke thënë se Rama në vitin 2019 i mbylli bastet, që t’ja kalonte një kompanie online në Qipro, ku 80% të aksioneve i ka gruaja e Bashës.

Nderkohe neser, ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do jete ne nje takim me demokratet e Shkodres, te cilet i ftoi te jene te pranishem ne kete takim, ne kohen kur po prononcohej per gazetaret jashte ambienteve te Prokurorise se Tiranes, ku u mor ne pyetje per rreth tre ore per protesten e thirrur prej tij ne 8 janar te selia e Partise Demokratike.

ZHVILLIMeT ORe PAS ORe: 

Berisha: Do ketë protesta më të fuqishme se ajo e 8 Janarit

Berisha: Ballkani i Hapur është projekt kundër shqiptarëve

Berisha: Më 8 janar Rama ishte autor i pushtimit të PD-së 

Berisha në Lezhë: Rama po mban peng Bashën dhe pluralizmin e vendit

31-vjetori i PD-së, në Lezhë, Berisha pritet me ovacione: Rama ik, Rama ik

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha 31 vjetori i pd ne lezhe sali berisha

Sondazh

Poll