Aktualitet

30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

15 Janar 2022, 10:10 Nga DOSJA
30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara të rinjve të FRESSH, në 30-vjetorin e krijimit të këtij forumi rinor, u shpreh se ngjarje si ajo e 8 janarit te selia e Partisë Demokratike, vetëm i largojnë njerëzit nga politika dhe nuk i afrojnë me të. Sipas Ramës, është pikërisht kthimi i politikanëve tek e kaluara dhe që humbin busullën e së ardhmes që largojnë njerëzit nga politika, teksa përmendi ngjarjet e 6 janarit një vit më parë në Kapitol, të cilat i krahasoi me protestën e ish-Kryeministrit Sali Berisha te selia e PD, të cilën Rama e konsideroi si një ‘reality show’.

Në fjalën e tij përpara të rinjve socialistë, Rama foli për afrimin e tyre me politikën, ndërsa shtoi se sensi i saj është pikërisht liria dhe mundësia e vetme për orientim kolektiv. Duke i bërë ftesë të rinjve të merren me politikë, Rama i bëri thirrje të rinjve të FRESSH që të shkojnë edhe përtej, ndërsa nuk i la batutat, teksa tha se FRESSH tashmë është 30-vjeç dhe se i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili sipas Ramës, sado që përpiqet, nuk ia arrin dot të jetë si Majko.

Sipas Ramës, sado ta urrejmë dhe të mos duam të merremi me politikë, ajo mbetet e pazëvendësueshme për bashkëjetesën mes njerëzve dhe se pa të nuk do të ekzistonin kombet, as Kushtetuta e SHBA-ve, por nuk la pa përmendur as pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte e para që hapi takimin që po zhvillon Partia Socialiste në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor të PS, FRESSH. Në fjalën e saj, Spiropali nuk i kurseu akuzat për Partinë Demokratike, duke sjellë në vemendje edhe skenat e dhunshme të 8 janarit. Sipas ministres, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t’ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Pas Spiropalit fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen kësaj force politike. Duke iu referuar PD-së, Balla tha se PS nuk është partia e bravave, duke theksuar se është e hapur për këdo të ri që kërkon të bashkëpunojë për të mirë e vendit. Sipas Ballës, PS është hapur e gati të bashkëpunojë me çdo të ri e të re në të gjithë vendin e Diasporë, ndërsa shtoi se kjo forcë politike është gati t’i japë zë çdo iniciative që vjen nga çdo rrjet rinor.

Ndërkohë, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës, pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian. Në fjalën e tij në këtë takim, Bushati tha se talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishëm, ndërsa u bëri një thirrje dhe një apel të gjithë të rinjve se, nëse besoni te lodhja e përditshme e politikës dhe jo të indiferenca e saj mos ngurroni të bëheni pjesë e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka uruar 30-vjetorin e FRESSH duke kujtuar vështirësitë e krijimit të saj asokohe. Transformimi i anëtarëve të FRESSH-it, sipas Gjiknurit, është arsyeja e përparimit të kësaj strukture. Për Gjiknurin, sa më shumë të rinj të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje, aq më shumë kontroll mbi të ardhmen e tyre do kenë. Në përmbyllje, ai solli si shembull protestën e studentëve në vitin 2018. Referuar kreut socialist, Gjiknuri garantoi se gjithësecili do të ketë një sy që shikon dhe një vesh që i dëgjon.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: FRESSH mbushi 30 vjeç, s’quhet më i ri, vetëm Pandeli Majko mbetet i ri

Rama premton lidhje ne politike: Do e shihni pjeshkën me sy, nuk ju del kungull

Rama: Protesta e studentëve në 2018-n, e vetmja pa politikanë në krye

RAMA: Sa më larg politikës ti rrini, aq më shumë do hani dynjanë nga politika

Rama: Unë nuk doja të merresha me politikë, por ja që politika merrej me mua

VD-RAMA: Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve si kopili në një derë tjetër

VD-Rama: Në 8 janar, oborri i PD u kthye në shesh-xhirimin e një reality-show

Rama: Njeriu e vetmja kafshë politike, vendimet e politikës i prekin të gjithë

Rama të rinjve të FRESSH: Në fund të fundit çfarë është dreqi e mori politika?

VD-30 vjet FRESSH, Rama të rinjve: E di që është sforco e madhe të jeni këtu sot

Gjiknuri: Sa më shumë të rinj në vendimmarrje, aq më shumë kontroll mbi të ardhmen

VD-Bushati: Të rinjtë të bëhen pjesë e politikës, vetëm kështu bëhemi vend evropian

30-vjetori i FRESSH/Balla:PS jo partia e bravave, dyert tona të hapura për të gjithë

30-vjet FRESSH/Spiropali:Kundërshtarët me brava i mbyllën derën në fytyrë qytetarëve

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike 30 vjet fressh edi rama kongresi i rinise ne ps 30 vjet fressh edi rama kongresi i rinise ne ps

Sondazh

Poll