Aktualitet

EMRI / SPAK lë në burg policin që i kërkoi para një të dënuari me ‘arrest shtëpie’

15 Janar 2022, 10:39 Nga DOSJA

TIRANË – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka lënë në burg punonjësin e policisë, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i cili u arrestua dy ditë më parë, pasi i kërkoi një të dënuari me ‘arrest shtëpie’ para në këmbim të lirisë së tij për të dalë nga banesa.

Sipas njoftimit të SPAK, efektivi Shkëlqim Çika, akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojně funksione publike” në bashkëpunim. Sipas SPAK, ndalimi i tij nga oficerët e policisë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, u bë në datën 13.01.2022. Nga hetimet ka rezultuar se Sh. Ç., me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar mitë, përfitim të padrejtë, shtetasit A. S, me qëllim, mos referimin në Prokurori, të largimit të shtetasit A. S. nga vendi i detyrueshëm i qëndrimit, banesa, ku duhet të qëndronte për shkak të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi ”, të vendosur nga Gjykata e Tiranës.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.5/2022, në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pas përdorimit të metodave speciale të hetimit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi Sh. Ç., me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar mitë, përfitim të padrejtë, shtetasit A. S. Kjo mitë është kërkuar me qëllim, mos referimin në prokurori, të largimit të shtetasit A. S. nga vendi i detyrueshëm i qëndrimit, banesa, ku duhet të qëndronte për shkak të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi ” parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale, të vendosur nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Me datë 13.01.2022, pasi shtetasi Sh. Ç. ka dakordësuar mënyrën e marrjes së një pjesë të përfitimit të padrejtë, oficerët e policisë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë arritur të realizojnë me sukses, ndalimin e tij.

Ne vijim bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin datë 15.02.2022, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin: Sh. Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojně funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal. SPAK.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg polici spak lihet ne burg polici spak

Sondazh

Poll