Aktualitet

Tronditet sërish qyteti i Korçës, dy lëkundje të forta tërmeti

28 Qershor 2019, 14:51 Nga DOSJA
Tronditet sërish qyteti i Korçës, dy lëkundje të

KORÇË– Qyteti i Korçës është tronditur sërish nga tërmetet. Mësohet se dy lëkundje të forta janë regjistruar pak minuta më parë.

Lëkundja e parë ka qenë 3.6 ballë i shkallës rihter dhe ka rënë në lindje të Nikolicës në Korçë. Thellësia e tërmetit të parë mësohet se ka qenë rreth 10 km.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë 3.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në Jug Lindje të Drenovës në Korçë.

Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë 4km në Lindje  në fshatin Nikolicë, me një thellësi prej 2 KM.

Ndërkohë paraprakisht nuk bëhet me dije që tërmeti të ketë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Kujtojmë se para disa javësh banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve.

U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe EC.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum nikolice termet ne korce igjeum nikolice termet ne korce

Sondazh

Poll