Aktualitet

“Parandalohet vrasja”, Policia arreston dy persona: Sekuestruam armën, ishin në konflikt e sipër

28 Qershor 2019, 11:20 Nga DOSJA
“Parandalohet vrasja”, Policia arreston dy persona: Sekuestruam

TIRANË- Dy shtetas janë arrestuar sot nga Policia dhe në këtë mënyrë është paprandaluar një vrajse. “B.S., 40 vjeç, banues ne Valias. S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’”, shtohet në njoftim.

Gjithashtu se në njoftim shtohet se falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

NJOFTIMI I PLOTË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale. Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Parandalohet vrasja e dy personave. Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas:

B.S., 40 vjeç, banues ne Valias. S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 39 vjeç 40 vjeç b.s. parandalohet vrasja policia e tiranes s.s. 39 vjeç 40 vjeç b.s. parandalohet vrasja policia e tiranes s.s.

Sondazh

Poll