Aktualitet

Vodhën 60 mijë euro në banesën e tregtarit, arrestohet 18-vjeçari në Peqin

28 Qershor 2019, 11:43 Nga DOSJA
Vodhën 60 mijë euro në banesën e tregtarit, arrestohet

Peqin- Vodhën 60 mijë euro në banesën e tregtari, arrestohet 18-vjeçari me inciale E.J.  Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet E.J, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, të cilët arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z.,  dhe kanë vjedhur  sasinë e madhe të parave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.Kapet dhe ndalohet autori i pestë  i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative  kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.J., 18 vjeç,  banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit  B.H., M.Ll., S.I.,  dhe E.Sh.,  të cilët janë  arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z.,   dhe kanë vjedhur një sasi parash

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për  veprimet e mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 18-vjeçari vjedhja e tregtarit në peqin arrestohet 18-vjeçari vjedhja e tregtarit në peqin

Sondazh

Poll