Aktualitet

Akuza për pastrim parash, Krimet e Rënda zgjasin hetimet për Adriatik Llallën

28 Qershor 2019, 12:42 Nga DOSJA
Akuza për pastrim parash, Krimet e Rënda zgjasin hetimet për

TIRANË- Krimet e Rënda kanë zgjatur afatin e hetimeve për Adriatik Llallën, i cili është nën hetim për pastrim parash. Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatë.

Përmes avokatit të tij, ish-kryeprokurori i përgjithshëm i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho që mori edhe tre muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje dosjes.

Llalla argumenton ndër të tjera, se institucioni i akuzës ka patur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet ndaj tij.

Ndaj Adriatik Llallës rëndojnë dyshimet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive.

Kërkesa e Llallës do të shqyrtohet në seancën e datës 3 korrik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla hetimi i llalles krimet e renda adriatik llalla hetimi i llalles krimet e renda

Sondazh

Poll