Aktualitet

Pëson atak kardiak në ujë, humb jetën 60-vjeçari në Vlorë

28 Qershor 2019, 08:49 Nga DOSJA
Pëson atak kardiak në ujë, humb jetën 60-vjeçari

Vlorë- Në Vlorë, një 60-vjeçar me iniciale Th.N ka humbur jetën sapo ka hyrë në ujë pasi ka pësuar atak kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Dosja.al mëson se dhe pse i është dhënë ndihma e parë, 60-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Njoftimi i policisë:

Në orën 09:00, në Plazhin e Vjetër, në anë të detit ka ndërruar jetë shtetasi Th.N., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se 60 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jetën 60-vjeçari në vlorë i moshuari pëson atak humb jetën 60-vjeçari në vlorë i moshuari pëson atak

Sondazh

Poll