Aktualitet

Shau në Facebook Erion Isain, kryetari i FRESSH në Kolonjë plagos 35-vjeçarin

28 Qershor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Shau në Facebook Erion Isain, kryetari i FRESSH në Kolonjë plagos

KOLONJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të qytetit të Ersekës. Dosja.al ka mësuar se kryetari i FRESSH në Kolonjë, Pandi Cunge ka qëlluar me thikë një 35-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal. I plagosuri Ervis Këndezi kishte ofenduar në faqen e Facebook-ut, kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai. Gjatë marrjes në pyetje në Polici,

Këndezi ka thënë se Cunge i ka kërkuar llogari për komentin dhe për fyerjen ndaj Isait.

Më pas, gjatë sherrit ai ka nxjerrë një thikë dhe e ka plagosur atë në krah. Kryetari i FRESSH, mësohet se ende nuk është ndaluar nga policia për këtë ngjarje.

Cengu nuk është një personazh i panjohur. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar disa herë si një person që ka shantazhuar dhe kërcënuar qytetarë për të votuar për Partinë Socialiste.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion isai pandi cunge tensione ne kolonje erion isai pandi cunge tensione ne kolonje

Sondazh

Poll