Aktualitet

“Ç’u bë me atë që shtype”, Mira Kazhani s’përgjigjet për aksidentin: Kaq shumë më urren…

28 Qershor 2019, 14:42 Nga DOSJA
“Ç’u bë me atë që shtype”, Mira Kazhani

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani në Instagramin e saj i ka kthyer përgjigje pyetje që ndjekësit e saj i kanë drejtuar.

Njëri prej tyre e ka pyetur për djalin, i cili u aksidentua nga gazetarja pak kohë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. 

“Ça u bë me atë personin që e shtype me makinë,“-pyet ndjekësi gazetaren. 

Pyetjes, Kazhani i është përgjigjur shkurt dhe pa dhënë asnjë detaj: Kaq shumë më urren?

Gazetarja Mira Kazhani aksidentoi në autostradën Tiranë-Durrës, Nertil Pëllumbin, 17 vjeç. Raportimi paraprak ishte se i riu ishte jashtë rrezikut për jetën, por që prej atij momenti nuk pati më të dhëna për gjendjen e tij.

Më pas me një komunikim të Dosja.al me Policinë e Shtetit u mësua se përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu ka kërcyer në korsinë tjetër të autostradës. Familjarë dhe kushërinj të Nertil Pëllumbit thanë se gazetarja kishte dërguar babain që të interesohej, i cili u kishte premtuar se do mbulonte çdo shpenzim financiar. Tanimë nuk dihet më asgjë lidhur me gjendjen shëndetësore të të miturit të aksidentuar.

Për më shumë detaje dhe kulisa nga aksidenti i gazetares Mira Kazhani (Lexoni këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksideti i mira kazhanit mira kazhani nertil pellumbi aksideti i mira kazhanit mira kazhani nertil pellumbi

Sondazh

Poll