Politike

VD-Bushati: Të rinjtë të bëhen pjesë e politikës, vetëm kështu bëhemi vend evropian

15 Janar 2022, 10:56 Nga DOSJA
VD-Bushati: Të rinjtë të bëhen pjesë e politikës,

TIRANË – Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30 -vjetorit të forumit rinor të PS, i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës, pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.

Në fjalën e tij në këtë takim, Bushati tha se talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishëm, ndërsa u bëri një thirrje dhe një apel të gjithë të rinjve se, nëse besoni te lodhja e përditshme e politikës dhe jo të indiferenca e saj mos ngurroni të bëheni pjesë e saj.


“Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim si shqetësim por edhe mundësi për ta bërë PS-në si një mundësi për një kulturë të re politike.  Na duhet t’i përgjigjemi dilemës: a është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhemi vend i vërtetë evropianë. për këtë na duhet jo vetëm të jemi partia e të rinjve por t’i bëjmë të rinjtë të flasin. Të ndërtojmë një ekonomi të dijes, duke e vendosur theksin te vlera që sjell shumica dhe jo të përfitimi i pakicës.  Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishëm. Apeli im për ju sot është se nëse besoni te lodhja e përditshme e politikës dhe jo të indiferenca e saj mos ngurroni të bëheni pjesë e saj”, tha ndër të tjera në fjalën e tij ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh ditmir bushati 30 vjet fressh ditmir bushati

Sondazh

Poll