Politike

30-vjetori i FRESSH/Balla:PS jo partia e bravave, dyert tona të hapura për të gjithë

15 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
30-vjetori i FRESSH/Balla:PS jo partia e bravave, dyert tona të hapura

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pranishëm në Kongresin e FRESSH, i ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen kësaj force politike. Duke iu referuar PD-së, Balla tha se PS nuk është partia e bravave, duke theksuar se është e hapur për këdo të ri që kërkon të bashkëpunojë për të mirë e vendit.

Sipas Ballës, PS është hapur e gati të bashkëpunojë me çdo të ri e të re në të gjithë vendin e Diasporë, ndërsa shtoi se kjo forcë politike është gati t’i japë zë çdo iniciative që vjen nga çdo rrjet rinor.


“Orientimi i FRESSH ishte i njëjtë me atë të studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ky u gdhend dhe në simbolin e FRESSH. Ishte një rreze dimi në ato kohë dimri ndërsa PS ishte përballë me regjimin ‘non grata’ të Sali Berishës. FRESSH nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike në këto 30 vite për rininë shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm brenda PS. FRESSH u bë pjesë e strukturës së PS në çdo qytet e fshat të Shqipërisë. PS mbetet partia më e hapur e mbështetëse ndaj të rinjve që shohin te ne të vetmen fuqi për transformimin e Shqipërisë. Thelbi i ftesës sonë është si 30 vite më parë, PS është hapur e gati të bashkëpunojë me çdo të ri e të re në të gjithë vendin e Diasporë. Gati t’i japim zë çdo iniciative që vjen nga çdo rrjet rinor. Shqipëria 2030, PS është gati të ndërveprojë me të rinjtë, PS nuk është partia e bravave”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Taulant Balla.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh taulant balla 30 vjet fressh taulant balla

Sondazh

Poll