Politike

30-vjet FRESSH/Spiropali:Kundërshtarët me brava i mbyllën derën në fytyrë qytetarëve

15 Janar 2022, 10:34 Nga DOSJA
30-vjet FRESSH/Spiropali:Kundërshtarët me brava i mbyllën

TIRANË – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte e para që hapi takimin që po zhvillon Partia Socialiste në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor të PS, FRESSH.

Në fjalën e saj, Spiropali nuk i kurseu akuzat për Partinë Demokratike, duke sjellë në vemendje edhe skenat e dhunshme të 8 janarit. Sipas ministres, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t’ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike.


“Jemi krenar që nuk jemi si ata, ne nuk i kalojmë caqet e komunikimit, ne nuk fyejmë, nuk ofendojmë, nuk godasim me çfarë të na vijë për dorë, ne armë kemi forcën e argumentit, ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë. Opozita e vërtetë e jona nuk janë ata merjanë, por jeni ju të rinjtë. PS ka fituar garën me kundërshtarët, por kemi humbur garën me ambicien tonë. Gara jonë është vetëm me ëndrrën tuaj, opozita jonë jeni ju, dhe kryeminsitri Edi Rama. Më krenari por edhe më kritiku. Ne jemi opozita e vetes, është misioni ynë që të thërrasim rreth vetes çdo shqiptar, që më shumë se flamurin e partisë duan flamurin e Shqipërisë. Ne do t’ja shtrijmë dorën çdo qytetari, askush nuk duhet ta ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj. Ne kemi një kryeministër durimtarë. Politika është arena e ëndrrave dhe vizionit, vullnetit të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj, ministrja Elisa Spiropali.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh elisa spiropali 30 vjet fressh elisa spiropali

Sondazh

Poll