Politike

Ambasada e SHBA citon Sherman: Sovraniteti e integriteti territorial janë të shenjta

15 Janar 2022, 09:54 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA citon Sherman: Sovraniteti e integriteti territorial janë

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook një citim të Zëvendës Sekretares së Shtetit, Wendy Sherman, e cila shprehet se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë folur njëzëri këtë javë në mbështetje të parimeve themelore që çdo vend është dhe duhet të jetë i lirë të zgjedhë aleancat e tij.

Më tej, në këtë postim, shkruhet se sovraniteti dhe integriteti territorial janë të shenjta.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë në NATO folën njëzëri këtë javë në mbështetje të parimeve themelore: çdo vend është dhe duhet të jetë i lirë të zgjedhë aleancat e tij. Sovraniteti dhe integriteti territorial janë të shenjta. Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada e shba ne tirane wendy sherman ambasada e shba ne tirane wendy sherman

Sondazh

Poll