Politike

Alizoti: Nuk duhet të ketë kryetar në PD, por të drejtohet nga një komision

14 Janar 2022, 21:55 Nga DOSJA
Alizoti: Nuk duhet të ketë kryetar në PD, por të drejtohet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka treguar se kriza në PD mund të zgjidhet duke u ngritur një komisionin drejtues për Partinë. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Alizoti tha se në PD nuk duhet të ketë kryetar, por komision.

“Propozimi im është që zgjidhja e PD është një komision, jo më kryetar. Kultura jonë si shoqëri, plus dhe trashëgimia staliniste, unë jam partia, unë jam lideri. Kjo është kriza në PD dhe në PS, që unë jam partia, partia është lideri. Unë mendoj se kryetarokracinë e shpëton një komision ose një pleqëri të urtësh. Duhet një grup me disa persona, ata që duan Bashën, ata që duan Berishën dhe ata që nuk duan asnjërin. Pse nuk zgjidhen kriza në PD se nuk është institucionale. Edhe një në PS në të ardhmen, kur të bjerë Rama do të fillojë një luftë të madhe. Shqipëria vuan nga liderët jo nga shoqëria”, tha Alizoti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kriza ne pd tomor alizoti kriza ne pd tomor alizoti

Sondazh

Poll