Politike

PD në krizë, Alizoti: Plan me grupin parlamentar për të shpëtuar partinë

14 Janar 2022, 22:15 Nga DOSJA
PD në krizë, Alizoti: Plan me grupin parlamentar për të

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti tregoi se ka një plan për të shpëtuar partinë më të madhe opozitare nga kriza që po kalon. Në emisionin “Zonë e Lirë” në “Top Channel”, Alizoti u shpreh se nëse situata nuk zgjidhet, atëherë ai ka në plan të krijojë një grup me deputetë demokratë për të ushtruar presion ndaj grupeve mbështetëse të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD Lulzim Basha për vendosjen e negociatave dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Sipas tij, kjo mënyrë do të shpëtonte PD nga ndarja në dy fraksione.

PJESË NGA EMISIONI “ZONË E LIRË”:

Tomor Alizoti: Unë si deputet i Parlamentit kam një qëllim që është fjala ime, nuk kam struktura, kam dalë të them mes shqiptarëve. Shqiptarët dhe demokratët janë të bindur që një opozitë e çarë nuk vjen kurrë në pushtet. Një parti politike është një organizatë që synon pushtetin. Në momentin që nuk vjen në pushtet, ngelet shoqatë. Duan demokratët një shoqatë? Atëherë, unë nesër-pasnesër takoj deputetët dhe u them: Deputetë, grup parlamentar, pozicionohemi dhe u ushtrojmë presion palëve që të gjejmë një negociatë që të shpëtojmë partinë. Kjo është lëvizja që do ta bëjë deputet. Ky është plani.

Arian Çani: Pra ti thua lëvizje brenda grupit parlamentar?

Tomor Alizoti: Pikërisht, që ne të takojmë njerëzit.

Tomor Alizoti është shprehur se nuk mbështet as Berishën dhe as Bashën në konfliktin e brendshëm brenda partisë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike tomor alizoti perplasje ne partine demokratike tomor alizoti

Sondazh

Poll