Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42 vjeçari në Vlorë

28 Qershor 2019, 08:33 Nga DOSJA
Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42 vjeçari

VLORË- Një 42-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata e Breshias me 4 vite burgim. Sipas njoftimit nga Policia arrestimi i shtetasit M.Y. u bë në bashkëpunim me Interpol dhe komunitetin. 

“Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Interpol Tirana dhe Komunitet, vë në pranga 42 vjeçarin nga Vlora. Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian. Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari interpol shqiperi policia e vlores arrestohet 42 vjecari interpol shqiperi policia e vlores

Sondazh

Poll