Sport

Merr fund saga Djokovic, ministri australian merr vendimin për të…

15 Janar 2022, 11:30 Nga DOSJA
Merr fund saga Djokovic, ministri australian merr vendimin për

AUSTRALI – Është kthyer në një çështje shtetërore për Australinë pjesëmarrja e Novak Djokovic në “Australian Open”. E gjithë si pasojë e faktit, se tenisti serb nuk është vaksinuar, ndërsa shteti australian në këtë pikë ka rregulla të forta për të evituar përhapjen e COVID-19.

Të hënën e shkuar, pasi ishte ndaluar më parë, 34-vjeçari në një seancë gjyqësore mori “OK” për të vazhduar qëndrimin në Australi dhe për të marrë pjesë në turneun prestigjioz.

Mirëpo, së fundmi është Ministri i Emigracionit, Alex Hawke, i cili ka vendosur të ushtrojë fuqinë e pozicionit të tij dhe të marrë vendimin për të anuluar vizën e Noles, me arsyetimin se ai është një rrezik për shëndetin publik duke përmbysur të gjithë situatën.

Ndërkohë avokatët e serbit janë përgatitur menjëherë për të apeluar këtë vendim të Ministrit dhe mbetet për t’u parë nëse kërkesa e tyre do të ketë sukses, teksa nëse apeli rrëzon kërkesën e avokatëve të Djokovic, atëherë tenisti numër një i botës do të duhej të largohej menjëherë nga Australia. Nga ana tjetër edhe koha nuk është në favor të Djokovic pasi turneu fillon më datë 17 janar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #australianopen djokovic #australianopen djokovic

Sondazh

Poll