Aktualitet

EMRI / Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën një grua, dy të plagosur

15 Janar 2022, 09:53 Nga DOSJA
EMRI / Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën

LEZHË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur mes tyre pranë një karburanti.

Sipas Policisë janë plagosur dy drejtuesit e makina të përfshira në aksident dhe një pasagjere në njërin prej mjeteve. Fillimisht u raportua se pasagjerja e identifikuar si Gjelina Lleshi ishte plagosur rëndë dhe ishte nisur për në Tiranë, por në një njoftim të dytë të Policisë së Lezhës, u njoftua se pasagjerja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa raportohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere  në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i dytë i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot aksident në milot

Sondazh

Poll