Aktualitet

EMRAT / Kapen me 17 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër dhe kushëriri i tyre në Lezhë

15 Janar 2022, 09:01 Nga DOSJA
EMRAT / Kapen me 17 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër dhe

LEZHË – Policia e Shtetit ka kryer një operacion mbrëmjen e djeshme ku ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve, të afërm mes tyre, të cilët u kapën me 17 kg kanabis në automjetin e tyre. Sipas njoftimit të policisë, ata janë Altin Përshqefa, 31 vjeç, Shkëlqim Përshqefa, 32 vjeç dhe Çelnik Përshqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisakë”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve, Forca Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Altin Përshqefa, 31 vjeç, Shkëlqim Përshqefa, 32 vjeç dhe Çelnik Përshqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë. Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lezhe policia e lezhes arrestime ne lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll