Aktualitet

Tërmeti 4.8 ballë / Dëmtohen disa pallate në Pukë, plasaritje në Spitalin e qytetit

15 Janar 2022, 06:45 Nga DOSJA
Tërmeti 4.8 ballë / Dëmtohen disa pallate në Pukë,

PUKË – Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Bashkisë së Pukës, sipas së cilës edhe në Spitalin e qytetit janë shënuar plasaritje dhe rënie suvash. Nga tërmeti i mbrëmshëm, janë dëmtuar edhe 15 banesa nëe Fushë Arrëz, ndërkohë që ekipet e emegjencës po vijojnë verifikimet nëse ka godina të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

“Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Pukës.

Një tërmet i fortë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Sipas EMSC (Qendra Sizmiologjike Mesdhetare), magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë (4.3 e shkallës Rihter) me epiqendër Lumëbardhën,17 km në verilindje të Pukës, thellësia 2 km. Lëkundjet e tij janë janë ndjerë në Pukë, Kukës dhe Shkodër. Valët e këtij tërmeti u përhapën dhe në Kosovë e Malin e Zi. Deri tani nuk raportohen dëme materiale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Tërmeti 4.8 ballë/ Raportohen për 15 banesa të dëmtuara në Fushë Arrëz

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia puke termet ne puke termet ne shqiperi bashkia puke termet ne puke termet ne shqiperi

Sondazh

Poll