Aktualitet

Moti i keq në vend / Ngrica e mjegulla ‘pushtojnë’ Kukësin, disa fshatra pa energji

15 Janar 2022, 06:26 Nga DOSJA
Moti i keq në vend / Ngrica e mjegulla ‘pushtojnë’

SHQIPËRI – Moti i keq dhe me temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në -7 gradë celcius, kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të vendit, veçanërisht në ato veriore dhe malore, ku raportohet se ka pasur prezencë ngricash dhe akulli në rrugë.

Si pasojë e temperaturave nën zero, në Kukës ka pasur probleme me mjegullën dhe ngricat në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në ato nacionale, duke përbërë një rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Kompanitë kontraktore po i trajtojnë rrugët me kripë për të shmangur shtresat e akullit. Sakaq,mjegulla vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morina deri në Fushë-Dukagjin. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie gjatë lëvizjes në kushtet e pamjes së kufizuar. Aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

Ndërkohë, në këtë qark, raportohen probleme edhe me furnizimin me energji elektrike, ku në disa fshatra mësohet se prej disa orësh nuk ka drita, ndërsa temperaturat janë tepër të ulëta.

Moti sot në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së shtunë ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në skajin verior dhe juglindor. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14°C, ndëras era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Mjegull e dendur në Kukës, rrugët ‘pushtohen’ nga akulli, disa fshatra pa drita

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti sot moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti sot

Sondazh

Poll