Aktualitet

PD nxjerr VIDEON: Rama, Meta e Berisha e shkuara ndaj duan ta mbajnë peng Shqipërinë

15 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
PD nxjerr VIDEON: Rama, Meta e Berisha e shkuara ndaj duan ta mbajnë peng

TIRANË – Partia Demokratike ka publikuar një video në rrjetin social Facebook në të cilën shprehet se Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë njerëzit që kanë dalë hapur kundër kësaj force politike dhe kreut të saj, Lulzim Basha. Sipas PD, ata e dinë tanimë se janë e shkuara dhe po mundohen të mbajnë njëri-tjetrin, ndërsa shton se atyre nuk i intereson Shqipëria e së ardhmes, por ajo e së shkuarës.

Në videon e shpërndarë nga PD, thuhet më tej se, demokratët dhe shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

Postimi i plotë i PD:

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve  Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes. Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng. Ne kemi zgjedhur të ndërtojmë të ardhmen me të mirë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama ilir meta lulzim basha partia demokratike sali berisha edi rama ilir meta lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll