Aktualitet

Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 17-vjeçari në Kukës

15 Janar 2022, 08:43 Nga DOSJA
Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 17-vjeçari në

KUKËS- Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës, pasi lëvizte me kallashnikov me vete. Mësohet se 17-vjeçari u kap duke lëvizur në drejtim të fshatit Shishtavec me kallashnikov si dhe fishekë luftarak. Në pranga ka rënë 17-vjeçari me inicialet B.P, ndërkohë që mbi të rëndon vepra penale e armëmbajtjes paleje.

Njoftimi i plotë:

Kukës/Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë. Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 17-vjeçari kukes arrestohet 17-vjeçari kukes

Sondazh

Poll