Aktualitet

Udhëzimi / Paditë për pushime apo vjetërsi në punë, s’ka më rekurse në Gj.e Lartë

15 Janar 2022, 09:32 Nga DOSJA
Udhëzimi / Paditë për pushime apo vjetërsi në

TIRANË – Këshilli i Ministrave ka bërë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga rekurset për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë, sidomos bëhet fjalë për kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi.

Bëhet fjalë për çështje të humbura në të dyja shkallët e gjykimit dhe kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi i pagës minimale, si dhe kur vendimet e dëmshpërblimit janë ekzekutuar. Kjo masë është kërkuar nga Gjykata e Lartë me qëllim lehtësimin e shqyrtimit të çështjeve, pasi aktualisht për periudhën 2013-2020, në fushën administrative janë te regjistruara 3082 çështje, ndërsa në fushën civile janë 2322, në të cilat gjyqhumbës janë organet publike. Sipas udhëzimit heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim dhe sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin procedural civil dhe administrative.

Ky projektudhëzim i qeverisë vjen vetëm pak kohë pas kërkesës që Gjykata e Lartë i bëri institucioneve publike që të mos bëjnë rekurse pranë saj për çështje të vogla.

PROJEKTUDHËZIMI I PLOTË I QEVERISË:

Projekt-udhëzimi “për përcaktimin e rregullave mbi heqjen dorë nga rekurset e depozituara nga ministritë e linjës dhe institucionet në varësi të tyre, të pashqyrtuara nga gjykata e lartë, për disa çështje me natyrë civile dhe administrative, si dhe për paraqitjen e rekurseve”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të Kodit të Procedurës Civile, të nenit 56 të ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar, ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke mbajtur në konsideratë stokun e çështjeve gjyqësore të prapambetura dhe numrin e lartë të çështjeve të reja që regjistrohen në Gjykatën e Lartë, ngarkesën e krijuar për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve efektivë në Gjykatën e Lartë, si dhe rëndësinë jetike të rritjes së efiçencës në sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, si një nga objektivat dhe prioritetet madhorë të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave,

UDHËZON:

ç) korrigjimin, ndryshimin, shfuqizimin, anulimin, apo konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të nxjerrë nga organi publik, kur plotësohet një nga këto kushte:

Në rastet kur organi administrativ përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit, kjo e fundit shqyrton kërkesën e organit administrativ ndërgjyqës për heqjen dorë nga rekursi, përpara se ajo të dorëzohet pranë Gjykatës së Lartë. Në rast se edhe Avokatura e Shtetit konstaton rrethanat e heqjes dorë sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, ajo vijon me paraqitjen e kërkesës për heqjen dorë nga rekursi pranë Gjykatës së Lartë.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata e lartë pushimet nga puna rekurs gjykata e lartë pushimet nga puna rekurs

Sondazh

Poll