Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e ‘Dodës’, gjykata e Elbasanit lë në burg Florind Shabanin

14 Janar 2022, 14:15 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasjen e ‘Dodës’, gjykata e Elbasanit

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së arrestit në burg për Florind Shabanin, i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit, Roland Rexhepit ose siç thirrej ne Elbasan “Doda”.

Shabani u ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri. Në materialin hetimor, Shabani, paraqitet nga akuza si personi që ka shërbyer si vëzhgues në vrasjen e Roland Rexhepit, ndodhur në 29 korrik 2009, në lagjen “Vullnetari”-Elbasan. Vrasja e Rexhepit ose siç thirrej në Elbasan me nofkën “Doda”, është kryer për llogari dhe financim, të një grupi kriminal, ku njëri prej anëtarëve të këtij grupi, aktualisht ndodhet në burg për llogari të SPAK dhe tjetri ndodhet në Dubai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florind shabani roland rexhepi florind shabani roland rexhepi

Sondazh

Poll