Aktualitet

MEPJ: Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë COVID-i për Gjermaninë

14 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
MEPJ: Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë

TIRANË – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi vendimin e Gjermanisë, e cila e ka përfshirë vendin tonë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.

Në njoftimin e saj në faqen zyrtare, MEPJ publikoi dhe udhëzimet e shtetit gjerman për shtetasit e saj që ndodhen në vendin tonë, të cilët do të udhëtojnë në atdhe. Udhëzimi hyn në fuqi nga data 16 janar.

NJOFTIMI I MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19.

?Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de

➡️ Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

➡️ Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

LEXO DHE KËTË:

COVID-i në Shqipëri, Ambasada gjermane njoftim për shtetasit e saj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi gjermania mepj covid ne shqiperi gjermania mepj

Sondazh

Poll