Aktualitet

VD-Përfundon marrja në pyetje, Basha: Autorët e dhunës të vihen para drejtësisë

14 Janar 2022, 14:34 Nga DOSJA
VD-Përfundon marrja në pyetje, Basha: Autorët e dhunës

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se autorët e dhunës së 8 janarit duhet të vihen para drejtësisë. Pas marrjes në nga Prokuroria, Basha për mediat u shpreh se demokratët kanë aritur që të tregojnë se nuk do të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai shtoi se 8 janari duhet të shihet si një grupim njerëzit që duan ta mbajnë PD-në për interesat e tyre personale.


“U thirrën për tu përdorur si fasadë një pjesë shumë e vogël ju përgjigj thirrjes por u distancuan nga dhuna, egozimi pa kufi po i Sali Berishës po shkakton shumë dëme PD-së për interesa të tij personale. Kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të organizatorëve frymëzuesve të dhunës, e të jemi një orë e më parë në krye të betejës që ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth. Kohë e çmua mediatike që duhet të vihej në dispozcion të të mirës publike, kjo prokurori duhet të vlonte nga të arrestuarit për afera korruptive. Me gjuhën e dhunës Sali Berisha është përpjekur që ta frenojë këtë. Demokratët ja kanë dalë që të tregojnë se nuk mund të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe e mençur. Kështu duhet ta shihni 8 janarin jo si një ngjarje izoluar por si një pjesë e një grupi njerëzish që duan ta mbajnë për interein tyre personal. Nga ana tjetër janë shqiptarët dhe demokratët që duan ndryshimin dhe jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe. E sotmja si 8 janari kanë hyrë në historinë e demokratëve si ditë të dhimbshme,” tha Basha.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari/Dëshmuan në Prokurori, Basha: Të dënohen autorët! Bardhi: Policia u vonua

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne prokurori lulzim basha basha ne prokurori lulzim basha

Sondazh

Poll