Aktualitet

Ngarkesë e lartë mikrobike / AKU bllokon kosin e ‘Gjirofarm’, qytetarët ta kthejnë

14 Janar 2022, 11:56 Nga DOSJA
Ngarkesë e lartë mikrobike / AKU bllokon kosin e

TIRANË – Bllokohet linja e kosit dhe salcës së kosit të kompanisë “Gjirofarm”. AKU po bën inspektime në marketet e Gjirokastrës sa i përket produkteve të kësaj kompanie ndërkohë që është lënë shënim që konsumatorët të kthejnë mbrapsht produktet e blera.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë. Ndërkohë, konsumatorët duhen të paraqiten në kasën e marketit apo dyqanit ku kanë blerë për të marrë mbrapsht paratë.

Njoftimi i AKU:

REPUBLIKA E SHQIPËRISËAUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMITNJOFTIM PËR KONSUMATORËTTiranë, më 12.01.2022TËRHEQJE NGA TREGU E PRODUKTEVE TË PASIGURTAAKU njofton konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u kostatuan me vlerë mbi normën e lejuar të Ngarkesës së Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter.Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive.Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku gjirofarm aku gjirofarm

Sondazh

Poll