Aktualitet

8 Janari/Dëshmuan në Prokurori, Basha: Të dënohen autorët! Bardhi: Policia u vonua

14 Janar 2022, 06:31 Nga DOSJA
8 Janari/Dëshmuan në Prokurori, Basha: Të dënohen

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjitshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi u morën ditën e sotme në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me atë se çfarë ndodhi në protestën e 8 janarit. Bardhi mbërriti në Prokurori me 7 minuta vonesë nga orari zyrtar kur ishte lënë marrja në pyetje, ndërsa Basha mbërriti një orë me vonesë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, doli nga Prokuroria e Tiranës pasi qëndroi 3 orë duke sqaruar ngjarjet e 8 Janarit. Bardhi tha se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm ndërsa theksoi se ka sqaruar në prokurori se policia ka ndërhyrë 40 minuta me vonesë.

Kryedemokrati Basha qëndroi për 1 orë brenda ambienteve të Prokurorisë, aty ku dha dëshminë për ngjarjen e 8 Janarit. Pas dëshmisë së tij në prokurori, tha se autorët e dhunës së 8 janarit duhet të vihen para drejtësisë. Basha e ka hedhur poshtë akuzën e Sali Berishës se në zyrën e tij ditën e protestës ka pasur persona me rekorde kriminale dhe fondamentalistë.

Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr në Prokurori ditën e djeshme, ku për rreth tre orë ka dhënë versionin e tij për atë se çfarë ndodhi më 8 janar, ndërsa pas daljes nga aty, në një prononcim për mediat, ku se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij. Po ditën e djeshme, menjëherë pas Berishës, në Prokurorinë e Tiranës u paraqit edhe deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili po ashtu u pyet mbi protestën e 8 janarit.

Deputeti Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, janë nën hetim, por për vepra të ndryshme penale, ndërsa mbi Bashën e Berishën, hetuesit nuk kanë ngritur asnjë akuzë, por ata janë marrë thjesht në pyetje për shkak të deklaratave që kanë bërë së fundmi.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fortifikimi i PD? Basha: U shmang gjakderdhja! Ishim të përgatitur për çdo skenar

Vija e kuqe ndaj Sali Berishës, Basha: Është kaluar prej kohësh

Do dëshmojë për dosjen e 21 janarit/ Basha: Mos ta kthejmë në kalvar…

Takimi i Berishës në Shkodër! Basha: E ka marrë përgjigjen nga demokratët

FT/ U thirrën në Prokurorinë e Tiranës, Basha i shoqëruar, Bardhi vetëm

Si ndihej brenda Prokurorisë? Basha: Si mund të ndihem, mirë?

Njerëz nga zyra e tij dhunuan demokratët?Basha:Nuk identifikoj kush hyn e del nga PD

Përfundon marrja në pyetje, Basha: Autorët e dhunës të vihen para drejtësisë

Ankohet sërish për policinë! Bardhi: I telefonova 7 herë, erdhën 40 minuta me vonesë

Bardhi del nga Prokuroria: Dhashë shpjegime, autorët e 8 Janarit nuk fshihen

Çfarë ndodhi më 8 Janar? Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës

Protesta e 8 Janarit! Gazment Bardhi mbërrin në prokurori

Basha në Prokurori! DETAJET, kur pritet të merret në pyetje, Bardhi 1 orë para tij

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne prokurori lulzim basha perplasje ne partine demokratike basha ne prokurori lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll