Aktualitet

Akuzat e Metës, PD:Ka aleancë me Berishën, presidenti rol aktiv në sulmin e dhunshëm

14 Janar 2022, 15:42 Nga DOSJA
Akuzat e Metës, PD:Ka aleancë me Berishën, presidenti rol aktiv

TIRANË – Partia Demokratike reagoi për deklaratat e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili konfirmoi mbështetjen e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, PD shprehet se kreu i shtetit dhe ish-lideri demokrat janë në aleancë të përhershme për të shkatërruar partinë më të madhe opozitare.

Selia blu i kërkon presidentit Meta dhe njerëzve të tij që të qëndrojnë larg Partisë Demokratike. PD shton gjithashtu se Ilir Meta po ndërhyn në çështjet e brendshme të saj njësoj si kryeministri Edi Rama.

Në fund, Partia Demokratike thekson se hallet personale të Ramës, Metës dhe Berishës nuk janë problem i saj.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË:

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta doli sot në konferencën për mediat ku bëri me dije se ka dobësi për ish-liderin demokrat Sali Berisha. Në lidhje me kryetarin e PD Lulzim Basha, Meta shprehu kritika ndaj kryedemokratit duke thënë se ai duhej të konfirmonte legjitimitetin në partinë më të madhe opozitare duke pranuar garimin për funksionin e liderit të PD. Ai kritikoi Bashën se e vetmja gjë që po bën janë shkarkimet, përjashtimet dhe pezullimet e deputetëve dhe anëtarëve demokratë, të cilët i cënojnë pushtetin. Për protestën e 8 janarit, presidenti tregoi mesazhet me ish-kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçin ditën e shtunë. Kreu i shtetit tregoi për mediat se i kërkoi Këlliçit që të mos prekej asnjë automjet në godinën e PD, pasi do të konsiderohej provokim.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta perplasje ne partine demokratike sali berisha ilir meta perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll