Aktualitet

KRITIKAT për Berishën, SMS me Këlliçin/ Bashkitë pa kryetar, Meta: Do i jap zgjidhje

14 Janar 2022, 10:12 Nga DOSJA
KRITIKAT për Berishën, SMS me Këlliçin/ Bashkitë pa

TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të fillojë procedurat për t’i dhënë zgjidhje situatës ku disa bashki të Shqipërisë janë pa kryetar. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i shtetit në konferencën për mediat, që u mbajt në ambientet e presidencës. Meta tha se i kërkuar KQZ informacion për këto bashki dhe mbetet në pritje të një përgjigje të këtij institucioni që të “vazhdojë të eci përpara”.

Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur sot pro Sali Berishës, në ‘betejën’ e këtij të fundit përballë Lulzim Bashës. Kreu i shtetit ka bërë me dije se ishte i shqetësuar për situatën e paprecedentë që po ndodhte në selinë e partisë së dytë më të madhe në vend dhe për këtë ka qenë në kontakt me institucionet ligjzbatuese për të qenë i informuar dhe verifikuar të gjithë elementët kriminal që do të përdoreshin në këtë grupim.

Meta kritikoi ‘pikën e dobët’, Berishën duke thënë se ai duhet të kishte kontrolluar turmën që në fillim.

Teksa komentoi protestën, Meta tregoi se kishte komunikuar me Belind Këlliçin më 8 janar. Ai ka bërë publik një mesazh në Whatsapp me deputetin demokrat, ku i jepte këshilla dhe e orientonte mbi mënyrën se si duhet të sillen në protestë. Mesazhi i është dërguar Këlliçit, pak minuta para se të hapej dera dhe protestuesit të “mënynin” në selinë blu dhe Meta e këshillonte që të ruanin qetësinë nga provokimet dhe nga makinat që ishin të pozicionuara në oborrin e selisë blu.

Meta tha se Basha është aty ku është, në krye të selisë blu, si rezultat i mbështetjes së Berishës, Palokës, Vokshit, Këlliçit, por tani ai thotë se këto njerëz jo vetëm i hoqën përkrahjen, por i vënë në pikëpyetje pozitën e tij si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend. Meta tha se Basha e kishte për detyrë të rivendoste legjitimitetin e tij, duke u votëbesuar në kuvendin e Partisë Demokratike, pasi humbi mbështetjen e Sali Berishës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta publikon fotot para selisë së PD-së: Dhuna u përdor nga të dyja palët

Meta kujton përplasjen me Fatos Nanon: Unë dhashë dorëheqjen

Escobar dënoi dhunën në protestën e Berishës, Meta: 0 koment

Meta: Që në 26 prill do kisha marrë drejtim tjetër

‘Ju e dini, kam dobësi për doktorin’/ Meta i bën ‘vërejtje’ Berishës:Duhet organizim

Meta me tone të larta: Mos kini merak! 30, 40 vitet e ardhshme këtu më keni

Meta MBRON Këlliçin! I kërkon llogari policisë: Çfarë po bëhet me denoncimin e tij?

Vendimi për çështjen e zgjedhjeve vendore, Meta: GJK aq këllqe kishte!

‘Kunjat’ për Bashën! Meta: Kjo palë vetëm shkarkon dhe përjashton

Mbikëqyri protestën? Meta tregon bisedën me Këlliçin: E mora në telefon, s’ma hapi

VD-Protesta e dhunshme e Berishës, Meta: Moment tragjik! Jam i shqetësuar

Meta gjen POZITIVITETIN në protestën e Berishës: Roja i PD dha dorëheqjen

VD-‘Më fal një sekond’/ Pyetet për 8 Janarin, Meta ‘ngec’! Kërkon këshilltarin

Bashkitë pa kryetar / Meta nis procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve

30 Qershori, Meta: GJK nuk pati vullnet ta zgjidhte çështjen, prisja vendimmarrje

(A.B)Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta meta konference 14 janar 2022 ilir meta meta konference 14 janar 2022

Sondazh

Poll