Aktualitet

Mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2022! NJOFTIMI

14 Janar 2022, 15:46 Nga DOSJA
Mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me anë të një shorti, ka zgjedhur datën ku do të mbahet mbledhja e parë për këtë vit. Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet të hënën e 17 janarit, duke nisur në orën 15:00, në selinë e Gjykatës së Lartë. Në rend dite do të jetë, kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.

Po ashtu do të diskutohet dhe për çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2022, thërret mbledhjen e tij të parë në datën 17 Janar 2022 ora 15.00 , në selinë e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Kjo mbledhje do të ketë këtë rend dite:

1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.

3. Të tjera.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ked mbledhja e ked ked mbledhja e ked

Sondazh

Poll