Sport

EFL Cup/ 17 goditje por asnjë gol për Liverpool, Arsenal reziston edhe pa Xhakën

13 Janar 2022, 22:07 Nga DOSJA
EFL Cup/ 17 goditje por asnjë gol për Liverpool, Arsenal reziston edhe

ANGLI-Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup mes Liverpool e Arsenal. 90 minutat e para përfunduan me shifrat 0-0 duke lënë të hapur mundësinë e kualifikimit për ndeshjen e dytë. Skuadra e Jurgen Klopp dominoi takimin, por lojtarët nuk kishin shënjestër për të shënuar. 17 goditje, por vetëm një në kuadrat. Liverpool luajti me një lojtar më shumë nga minuta e 24-t, kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.

Arsenali nga ana tjetër u mundua të mbrohej dhe të shfaqej në ndonjë moment rrezikshëm te porta e Liverpool. Betejë në çdo cep të fushës, por deri në fund nuk pati asnjë gol dhe skuadrat duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal liverpool arsenal liverpool

Sondazh

Poll