Aktualitet

Punëtori u rrëzua gjatë punës, hetim për inxhinerin dhe kontraktorin e firmës

14 Janar 2022, 10:31 Nga DOSJA
Punëtori u rrëzua gjatë punës, hetim për inxhinerin dhe

TIRANË– Inxhineri dhe kontraktori i një firme në Tiranë janë vënë në hetim nga policia e Tiranës. Dy personat akuzohen për mungesë sigurie në punë, pasi një punonjës i firmës së tyre u rrëzua gjatë orarit të punës. Ditën e djeshme u rrëzua punonjësi 38-vjeçar i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. A., 46 vjeç, inxhinier në një firmë, dhe B. D., 49 vjeç, kontraktor i punimeve të kësaj firme, pasi në firmën ku punojnë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar punonjësi, shtetasi M. Gj., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dy persona ne hetim ne tirane tirane dy persona ne hetim ne tirane tirane

Sondazh

Poll