Aktualitet

Skenë filmash në Kamëz, patrulla ndjek ‘Benzin’ me targa të vjedhura, ikin autorët

14 Janar 2022, 09:43 Nga DOSJA
Skenë filmash në Kamëz, patrulla ndjek ‘Benzin’ me

TIRANË – Një ndjekje si në filmat aksion ka ndodhur në Tiranë, ku një patrullë e policisë konstatoi në lëvizje një mjet “Benz” i cili lëvizte me targa, të cilat ishin denoncuar të vjedhura.

Menjëherë pas konstatimit, patrulla u vu në ndjekje të mjetit me të cilin lëviznin 2 persona. Sapo vërejtën policinë autorët rritën shpejtësinë dhe tentuan të arratisen duke u larguar drejt Fushë-Krujës.

Në ndjekje e sipër mjeti i dyshuar pësoi aksident duke u përplasur me një mjet tjetër. Pas aksidentit personat që ishin në mjet janë larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2022, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin. Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore

Sondazh

Poll