Aktualitet

KËRCËNONTE ish-të dashurën me video intime, shqiptari dënohet me burg në Greqi

14 Janar 2022, 08:54 Nga DOSJA
KËRCËNONTE ish-të dashurën me video intime, shqiptari

GREQI– Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Greqi pasi përdori videon intime të ish-partneres së tij 22-vjeçare, duke e shantazhuar dhe kërcënuar atë. 25-vjeçari ka publikuar video si shenjë hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij pasi kjo e fundit vendosi t’i japë fund lidhjes me shqiptarin.

Ai e shantazhoi dhe e kërcënoi atë se do ta shpërndante videon në ambientet e punës. I riu shqiptar u arrestua nga autoritete dhe u shpall fajtor duke u dënuar me dy vjet e tre muaj burg.

Avokati mbrojtës i 22-vjeçares Gabriel Gavriilidis, bëri thirrje për ndryshim të ligjit për personat që shantazhohen me videot intime.

‘Dënimi me dy vjet e tre muaj burg nuk mund ta justifikojë dëmin që i është bërë klientit’, ka thënë avokati.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gabriel gavriilidis greqi shqiptari kercenon te dashuren shqiptari ne greqi gabriel gavriilidis greqi shqiptari kercenon te dashuren shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll