Aktualitet

Përdorte lokalin për shitje droge e lojërash fati, arrestohet 34-vjeçari nga Kukësi

14 Janar 2022, 09:34 Nga DOSJA
Përdorte lokalin për shitje droge e lojërash fati, arrestohet

KUKËS – Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për lojëra të paligjshme të fatit. Sipas policisë, në pranga ka rënë i riu me inicialet F.E, nga qyteti i Kukësit, por banues në Tiranë.

Ndërkohë, policia njofton se, janë proceduar penalisht 7 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”. Në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, të zhvilluar më datë 16.10.2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezulat i të cilit u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim DVP Tiranë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim: F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati policia kukes shitje droge ne lokal lojera fati policia kukes shitje droge ne lokal

Sondazh

Poll