Aktualitet

Deklarata e Berishës në Prokurori, PD: Mashtron hapur, ka hall të madh

14 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
Deklarata e Berishës në Prokurori, PD: Mashtron hapur, ka hall të

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bujshme që ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat pas marrjes në pyetje në Prokurori. PD ka ndarë një pjesë nga deklarata e Berishës dhe Nokës, të cilët të dy pohuan se protesta e 8 Janarit ishte paqësore. Këto deklarata u shoqëruan me pamje të dhunës, xhamave të thyer dhe njerëz të plagosur.

Partia blu thotë se Berisha ka hall të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin që është ushtruar kundër PD-së.

POSTIMI:

Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.

Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr në Prokurori ditën e djeshme, ku për rreth tre orë ka dhënë versionin e tij për atë se çfarë ndodhi më 8 janar, ndërsa pas daljes nga aty, në një prononcim për mediat, ku se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij. Po ditën e djeshme, menjëherë pas Berishës, në Prokurorinë e Tiranës u paraqit edhe deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili po ashtu u pyet mbi protestën e 8 janarit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore partia demokratike perplasje ne partine demokratike sali berisha partia demokratike perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll