Aktualitet

Falsifikonte dokumente për 500-300 mijë euro! Arrestohet vëllai i Sheila Haxhirajt

14 Janar 2022, 09:18 Nga DOSJA

TIRANË– Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj është arrestuar nga policia e shtetit. Henri Haxhiraj ra në prangat e policisë ditën e djeshme nga policia e Lezhës, së bashku me 3 persona të tjerë. Ata akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara. “GazetaShqip” raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares dhe ish-banores së Big Brother VIP.

Haxhiraj së bashku me të arrestuarit e tjerë kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi. Gjatë operacionit u zbulua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

LEXO EDHE:

VD/300 mijë euro fitime, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve në Lezhë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet henri haxhiraj sheila haxhiaj henri haxhiraj sheila haxhiaj

Sondazh

Poll