Aktualitet

EMRI-FOTO/Motra denoncon humbjen e vëllait në Sarandë:Ka 1 muaj që s’e dimë ku është

14 Janar 2022, 07:10 Nga DOSJA
EMRI-FOTO/Motra denoncon humbjen e vëllait në Sarandë:Ka 1 muaj

SARANDË – Fatjon Doda, 22 vjeç ka humbur kontaktet me familjen e tij prej një muaji. Denoncimin për humbjen e 22-vjeçarit është bërë nga e motra, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Sarandës, dhe ka bërë me dije se 22-vjeçari Fatjon Doda, ka humbur gjurmët me familjen që prej dy ditësh, ndërsa nuk dinë asgjë për të.

Policia, sapo ka marrë denoncimin, është vënë menjëherë në lëvizje, ku është përqendruar tek bisedat dhe njerëzit e fundit me të cilët i riu nga fshati Shëndëlli ka pasur kontakt, ndërsa njofton se po punohet për gjetjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Një ditë më parë Policia e Vlorës bëri me dije se më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç dhe se po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet motra denoncon humbjen e vellait policia e sarandes motra denoncon humbjen e vellait policia e sarandes

Sondazh

Poll