Aktualitet

Seanca e 17 janarit! Braçe thërret në interpelancë QEVERINË: Çmimet janë trefishuar

14 Janar 2022, 09:41 Nga DOSJA
Seanca e 17 janarit! Braçe thërret në interpelancë

TIRANË– Ish-zëvendëskryeministri, deputet i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se ka thirrur në interpelancë qeverinë Rama për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Në seancën plenare të 17 Janarit, Braçe do të kërkojë përgjigje për çmimet e ushqimeve, perimeve, frutave, që janë rritur. Braçe shkruan në rrjetet sociale se çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar dhe kostot e bujkut janë rritur, ndërsa çmimet e prodhimeve jo.

POSTIMI i Braçes:

#PERBUJQIT #PERPUNEN #PER CMIMET INTERPELANCE NE KUVEND ME #QEVERINE! CMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TE FRESKETA JANE RRITUR; POR JO NGA FERMERI! Nderkohe; CMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR! Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij JO! Raporti mes cmimit te imputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte: 1 kg URE kushton 110 leke, por 1 kg GRURE kushton 30 leke; 1 kg DAP kushton 110 leke, por 1 kg MISER kushton deri 38 leke; 1 kg NITRAT kushton 90 leke, por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 leke! CMIMET E DREJTA TE LENDEVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TE BUJKUT, JANE DETYRE E QEVERISE!

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike brace interpelance me ramen edi rama erion brace brace interpelance me ramen edi rama erion brace

Sondazh

Poll