Aktualitet

Apeli rihap hetimet për ‘Velierën’ e Durrësit, rinis gjykimi në Shkallën e Parë

14 Janar 2022, 08:34 Nga DOSJA
Apeli rihap hetimet për ‘Velierën’ e Durrësit, rinis

DURRËS- Gjykata e Apelit ka vendosur që të rihapen hetimet për ‘Velierën’ e Durrësit, duke detyruar kështu Gjykatën e Shkallës së Parë që të rinisë edhe njëherë procesin gjyqësor për këtë projekt.

Projekti i Velierës është kundërshtuar me forcë nga arkeologë dhe shoqëria civile. Këta të fundit i bënë kërkesë gjykatës që të ndalonte punimet. Më 22 shkurt 2019, Dhoma e Këshillimit në Gjykatën Adminsitrative të Apelit, vendosi që t’i hapë rrugë rifillimit të punimeve, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Administrative të Durrësit. Ndërkohë ambjentalistët kanë dërguar pak kohë më parë në SPAK dosjen “Veliera”, pasi Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për ndalimin e punimeve.

I trumbetuar fort nga ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe i mbrojtur nga arkitektët italianë, investimi prej afro 6 milionë dollarësh nisi në vitin 2017, por edhe sot kur jemi në vitin 2022, ajo është ende larg përfundimit.

Në fillim, projekti është financuar një pjesë nga qeveria Rama dhe një pjesë nga bashkia Durrës, ndërkohë që në dy ndërhyrjet e fundit, fondet janë siguruar vetëm nga bashkia. Rreth një vit më parë, në maj 2020, “Veliera” rrëmbeu 850 milionë lekë, me qytetin bregdetar që sapo kishte dalë nga lëkundja sizmike dhe qytetarët që përjetonin ende makth nga tërmetet që nuk kishin të ndalur.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit ndertimet tek veliera veliera e durresit gjykata e apelit ndertimet tek veliera veliera e durresit

Sondazh

Poll