Aktualitet

EMRI/Kontrolle në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari, policia i gjen armë, maskë e thikë

14 Janar 2022, 08:15 Nga DOSJA
EMRI/Kontrolle në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari, policia i gjen

TIRANË – Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij, atij i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë.

Në prangat e policisë ka rënë Mario Gurrica, ndërkohë që, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato pa leje në banesë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është goditur një rast i armëmbatjes pa leje. Vihet në pranga një 23-vjeçar që posedonte një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një pistoletë zhurmuese, maskë, thikë e sende të tjera të kundërligjshme. Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 23 vjeç, banues në Tiranë. Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.  Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armë fisheke mario gurrica policia e tiranes armë fisheke mario gurrica policia e tiranes

Sondazh

Poll