Aktualitet

EMRAT / Tregtonin naftë kontrabandë dhe shmangnin tatimet, 3 të arrestuar në Dibër

14 Janar 2022, 08:01 Nga DOSJA
EMRAT / Tregtonin naftë kontrabandë dhe shmangnin tatimet, 3 të

DIBËR – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohen se kanë kryer kontrabandë naftë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga janë vënë Adil Çibaku, administrator i një  subjekti privat, me  fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh, Izet Merdini, menaxher i subjektit dhe Artur Lami, shofer në subjektin privat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin  instaluar dy serbatorë  për naftë  në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe  dhe më pas e depozitonin në një  depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Evazioni”. Tregtonin naftë kontrabandë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore, vihen në pranga 3 shtetas.  Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër. Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga seksioni për hetimin e  Krimit Ekonomik dhe Financiar, u finalizua operacioni policor i koduar “Evazioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :  A. C., 54 vjeç,  banues  në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një  subjekti privat, me  fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.  I. M., 36 vjeç, banues në  Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit. A. L., 32 vjeç,  banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin  instaluar dy serbatorë  për naftë  në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe  dhe më pas e depozitonin në një  depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre. Ky subjekt  duke qënë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit. Si rezultat i veprimeve hetimore  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil)  në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar  nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

(e.h/dosja.al)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kontrabande nafte policia diber policia e shtetit kontrabande nafte policia diber policia e shtetit

Sondazh

Poll