Bota

Këshilltari i Biden nën shënjestër, Fauci akuzohet se ka fshehur origjinën e COVID

13 Janar 2022, 19:42 Nga DOSJA
Këshilltari i Biden nën shënjestër, Fauci akuzohet se ka

SHBA – Këshilltari i Presidentit Joe Biden Anthony Fauci është vënë nën shënjestrën e sulmeve të fundit se ka mbajtur të fshehtë origjinën e COVID, edhe pse ka patur dijeni.

Një grup kongresmenësh republikanë i kanë dërguar letër Sekretarit të Shëndetësisë ku pretendojnë se virologu dhe këshilltari i Biden për menaxhimin e COVID, se ka kryer kërkime nëpërmjet Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektuese së bashku me Institutin e Virologjisë së Wuhanit në Kinë në lidhje me COVID-in. Mes këtyre dy instituteve raportohet se ka lidhje financiare.

Sipas grupit të kongresmenëve republikanë, Anthony Fauci ka qenë në dijeni të origjinës laboratorike të COVID-it që në janar 2020 dhe vazhdimisht e ka fshehur këtë gjë.

Më tej, kongresmenët kanë publikuar dhe email-et që i kanë dërguar këshilltarit Fauci që prej shkurtit 2020 pas nëj “konference emergjente” në lidhje me origjinën e mundshme laboratorike të COVID.

Në një prej këtyre emaileve, epidemiologu Jeremy Farrar i shkruan Anthony Faucit se virologu Mike Farzan e ka shumë të vështirë të shpjegojë natyrën e ‘”furinës” së këtij virusi jashtë laboratorit.

Furina është një pjesë e virusit që e bën më të lehtë depërtimin e tij në qelizat njerëzore. Në letër thuhet se kjo furinë është shumë e pamundur që të ketë origjinë natyrore.

Më tej, disa shkencëtarë të tjerë kërkuan që të fshihej origjina e mundshme e virusit me arsyetimin se do të dëmtohej shkenca dhe për më tepër Kina. Dhe në këtë pikë, kongresmenët republikanë shprehen të bindur se Fauci ka pasur dijeni për origjinën e COVID-it pasi ka dashur të fshehë lidhjen e tij ma Institutin e Virologjisë së Wuhanit në Kinë.

Burimi: Bild

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anthony fauci joe biden laboratori i wuhanit anthony fauci joe biden laboratori i wuhanit

Sondazh

Poll