Bota

Kosova:E kemi bërë të qartë në referendum votohet me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse

13 Janar 2022, 17:15 Nga DOSJA
Kosova:E kemi bërë të qartë në referendum votohet me

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka deklaruar se do të mundësojë që serbët e Kosovës me dyshtetësi të votojnë në referendumin e së dielës për ndryshim të Kushtetutës së Serbisë dhe në të njëjtën kohë po respektojnë praktikat më të mira ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje. Telegrafi shkruan se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre në lidhje me referendumit të së djelës. Ai tha se po u mundësohet votimit qytetarëve serbë në Kosovë, përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

“Ne tashmë e kemi bërë të njohur dhe të qartë qëndrimin tonë. Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”, tha Kryeziu.

Tutje, ai shtoi se po respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi, duke u mundësuar serbëve me dyshtetësi të votojnë.

“Organizimi i një referendumi për çështje krejt të brendshme të një shteti tjetër në territorin sovran të një shteti tjetër nuk njeh ndonjë praktikë të pranuar në ndonjë vend demokratik. Në këtë mënyrë po respektojmë kushtetutën dhe ligjet tona, po mundësojmë që serbët me dyshtetësi të votojnë dhe në të njëjtën kohë po respektojmë praktikat më të mira ndërkombëtare”, theksoi Kryeziu.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni përparim kryeziu referendumi ne serbi përparim kryeziu referendumi ne serbi

Sondazh

Poll