Bota

Akuzohet se ka sulmuar seksualisht, Princit Andrew i hiqen titujt mbretërorë

13 Janar 2022, 18:58 Nga DOSJA
Akuzohet se ka sulmuar seksualisht, Princit Andrew i hiqen titujt

ANGLI- Titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut Princit Andrew dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. BBC shkruan se Princit Andrew i është ndaluar përdorimin e stilit të Lartësisë së Tij Mbretërore në cilësinë zyrtare, pasi ai po përballet me akuza për ngacmim seksual në SHBA. Rolet e dukës do t’u jepen anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

“Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe po e mbron këtë çështje si qytetar privat,” thuhet në njoftimin e Pallatit Buckingham.

Kjo vjen pasi ai përballet me një çështje civile në SHBA mbi pretendimet se ka sulmuar seksualisht një grua kur ajo ishte 17 vjeç, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht. Ai akuzohet nga Virginia Giuffre, se e ka sulmuar seksualisht.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota princi andrew virginia giuffre princi andrew virginia giuffre

Sondazh

Poll