Bota

Paralajmëron MI5: Një agjente kineze është infiltruar në Parlamentin britanik

13 Janar 2022, 19:21 Nga DOSJA
Paralajmëron MI5: Një agjente kineze është infiltruar

ANGLI- Shërbimi ushtarak i Inteligjencës në Angli, MI5, ka lëshuar një paralajmërim se një agjent i dyshuar kinez është infiltruar në Parlament për të ndërhyrë në politikën e Mbretërisë së Bashkuar. BBC shkruan se një alarm nga shërbimi i sigurisë tha se Christine Ching Kui Lee krijoi lidhje për Partinë Komuniste Kineze (CCP) me deputetë aktualë dhe aspirantë në Angli.

Më pas ajo u dha donacione politikanëve, me financime që vinin nga shtetas të huaj në Kinë dhe Hong Kong. Një nga deputetët e financuar nga Lee është Barry Gardiner nga laburistët, i cili mori mbi 420,000 paund prej saj në pesë vjet.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve Ed Davey gjithashtu mori një donacion prej 5,000 paundësh kur ai ishte sekretar i energjisë. Pas këtyre Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ishte thellësisht shqetësuese që dikush i përfshirë me vetëdije në aktivitete të ndërhyrjes politike në emër të Partisë Komuniste Kineze ka vënë në shënjestër parlamentarët britanik.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota  sir ed davey barry gardiner christine ching kui lee mi5  sir ed davey barry gardiner christine ching kui lee mi5

Sondazh

Poll